Laurinë Gashi rikthehet me fitore, vazhdon garën për medalje në

0%

Xhudistja kosovare Laurinë Gashi ka siguruar vazhdimin e garës në repasazh në Kupën Evropiane për Juniorë, që po zhvillohet në Paks të Hungarisë. Sipas Federatës së Xhudos së Kosovës, Gashi në çerekfinale u përball me Valeriia Kozlova nga Rusia, ndaj së cilës u mposht me Ippon. Megjithatë, kosovarja u rikthye fuqishëm në repasazh, duke shënuar fitore me Ippon ndaj hungarezes Victoria Kiss.

Në ndeshjen e radhës, Laurinë Gashi do të përballet me Mackenzie McPherson nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përpjekje për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com