Kuvendi i veriut bëhen pishman për “I Love Mitrovica”, voton për të

0%

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut ka shfuqizuar, me 14 vota për dhe asnjë kundër, vendimin që e kishte marrë vetë në seancën e kaluar, për largimin e mbishkrimit “I Love Mitrovica”. Kjo ndodhi pas Ministria e pushtetit lokal i kishte thënë kësaj komune se vendimi i 25 majit 2026 ishte i pavlefshëm dhe ai duhet të shfuqizohet.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, ka thënë se ky rast dëshmon se MAPL vepron me standarde të dyfishta.

Sipas tij, kjo ministri nuk kishte vepruar njëjtë, kur lidershipi i mëhershëm, i udhëhequr nga kryetari Erden Atiq kishte marrë vendim ta fus Mitrovicën e Veriut në Asociacionin e Komunave të Kosovës, pasi e kishtë plotfuqizuar atë, ndërsa që tash po e shpall të “paligjshëm” vendimin e kuvendit aktual komunal.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Radojeviq: Kemi parë standardet e dyfishta të autoriteteve qendrore dhe të MAPL-së “Kemi parë standardet e dyfishta të autoriteteve qendrore dhe të MAPL-së (Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal), ku për hyrjen e këtyre komunave në asociacionin e komunave kosovare nuk ka pasur absolutisht asnjë lloj problemi me një procedurë të tillë.

Megjithatë, për daljen kjo nuk u respektua, prandaj u kërkua që ky vendim të shfuqizohet”- tha Radojeviq Duke iu kthyer rastit të obeliskut “I Love Mitrovica”, ai foli edhe për rastin kur kryesia e komunës kishte shkuar të ngjyros atë, ndërsa ishte penguar nga policia.

Kjo, sipas tij, ishte e padrejtë pasi forcat e rendit nuk kanë asnjë përgjegjësi legale për vendimet që merr kryetari dhe kuvendi i komunës.

Radojeviq: Për vendimet e mia dhe tuajat nuk i japim llogari policisë “Kështu është edhe në këtë rast; absolutisht vendimet që merrni ju dhe që marr unë si kryetar komune, janë gjithmonë të nënshtruara rishikimit të ligjshmërisë dhe për këtë ekzistojnë institucionet kompetente, por jo policia e Kosovës – kjo nuk është puna e tyre.

Ka institucione kompetente, duam të besojmë se kjo shoqëri bazohet në themelet e së drejtës, vendimet që do të marrë ky kuvend do të zbatohen herët a vonë.

Nuk vihet fare në dyshim nëse shenja ose murali do të pikturohet dhe shenja do të hiqet, por çështja është se kur do të zbatohet kjo”- tha ai Radojeviq u bëri thirrje asamblistëve që të qëndrojnë pas vendimit të tyre në lidhje me obeliskun, duke deklaruar se komuna do të shfrytëzojë të gjitha mundësitë ligjore për ta rregulluar këtë çështje, “ashtu ‘siç kërkojnë qytetarët”.

Radojeviq: Ne bëjmë atë që na kërkojnë qytetarët “Dhe për këtë dua absolutisht që të gjithë ju që jeni këtu të qëndroni fort pas kësaj, të qëndroni fort pas vendimeve tuaja, të qëndroni fort pas kësaj sepse qytetarët këtë e kanë kërkuar prej nesh kanë kërkuar që të sjellim ndryshime, kanë kërkuar që të marrim vendime që janë në interesin e tyre.

Natyrisht, në këtë rast ne duhet të ndjekim rrugën dhe të shterojmë absolutisht të gjitha mundësitë ligjore që kemi para nesh. Kështu që, ja, edhe këtë herë do të tregojmë domethënë ne e treguam edhe me vetë shembullin se ajo që vlente për administratën e kaluar nuk vlen njësoj edhe për këtë, kështu që këto janë standarde të dyfishta më se të qarta.

Por nuk ka problem, ky kuvend do ta respektojë edhe atë vendim, do të shterojë absolutisht të gjitha mundësitë e parashikuara me ligj, por do të vazhdojë të punojë në interes të qytetarëve”- përfundoi kryetari i Mitrovicës Veriore Zëvendëskryesuesja e Kuvendit Komunal, Aida Ferati-Doli, ka kundërshtuar pretendimet se mbishkrimi “I Love Mitrovica” paraqet pengesë për komunitetin serb, duke thënë se ky simbol nuk lidhet me përkatësinë etnike të atyre që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës.

Ferati-Doli: “I Love Mitrovica” nuk e ofendon asnjë komunitet në veri “Mua po më vjen mirë që të gjithë u deklaruat se do të votoni për shfuqizimin e vendimit që e keni marrë në seancën e kaluar. Secilin e dëgjova me vëmendje, secili asamblist, domethënë, pak a shumë po thirreni që të respektohen qytetarët në veriun e Mitrovicës, qoftë pakica qoftë shumica, dhe kjo më vjen shumë mirë.

Por, po bini pak në kontradiktë me veten se çfarë po bëni, për shkak se në të njëjtën anë po e thoni këtë, ndërsa në anën tjetër po doni ta largoni një shenjë e cila është në gjuhën angleze dhe është “I Love Mitrovica”. Unë po besoj që edhe ju e doni Mitrovicën, pse me e hequr këtë apo a e doni Mitrovicën?

Kështu që, në anën tjetër po thoni se jemi për pakicat, se është ofendim e kështu me radhë, ndërsa në anën tjetër po doni ta hiqni “I Love Mitrovica”, kështu që po bini pak në kontradiktë me veten”- tha Ferati-Doli.

Asamblisti i partisë “Srpska Demokratija”, Ivan Orlloviq, ka kritikuar shumicën komunale për mënyrën e sjelljes së kësaj pike në rend dite, duke thënë se nuk kanë pasur mundësi të njihen paraprakisht me materialet.

Orlloviq: Fajtor pse u anulua vendimi është kryetari i komunës “Duhet gjithashtu të dihet se përmendja e kësaj është përgjegjësi e juaja personale, sepse ju jeni pushteti këtu, ju jeni shumica këtu. Ju i merrni vendimet.

E dini edhe vetë që vetëm keni ardhur këtu dhe na i keni hedhur mbi tryezë pikat e rendit të ditës, për të cilat nuk kemi marrë as material që fare të diskutonim se çfarë keni dashur të bënit. Ndoshta edhe do t’ju kishim mësuar e t’ju tregonim se si duhet dhe çfarë duhet, por për fat të keq ne nuk e patëm këtë mundësi.

Sepse ju këtë e bëtë në kokë tuaj (në mënyrë arbitrare)” – tha ai Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Mitrovicës së Veriut, Ivan Zaporozhac, ka thënë se largimi i obeliskut “I Love Mitrovica” është kërkesë e komunitetit serb në këtë komunë dhe se përfaqësuesit e tyre duhet ta respektojnë atë kërkesë të popullit.

Zaporozhac: 100 për qind e serbëve nuk e ndjejnë të vetën shenjën “I Love Mitrovica” “Këtu qëllimi ka qenë ekskluzivisht që kjo t’i pengojë komunitetit serb. Ne nuk kemi absolutisht ju lutem, unë nuk ju ndërpreva. Do t’ju jap mundësinë.

Unë e di se çfarë i pengon komunitetit serb, sepse për mua dhe për këshilltarët serbë që ulen këtu, jo vetëm të Listës Serbe, kanë votuar njerëzit nga komuniteti serb. Dhe ne e dimë mirë se çfarë i pengon shumicës në këtë qytet. Kjo nuk është politikë. Kjo nuk ka të bëjë me politikën. Dhe megjithëse më parë vërtet ju dhashë një përgjigje politike, kjo tani nuk është politikë.

Dhe më besoni, po të ishte politikë, nuk do të pajtoheshim me opozitën, e as ata nuk do të pajtoheshin me ne; kjo është ekskluzivisht diçka që u pengon qytetarëve të komunitetit serb në këtë qytet.

Dhe jam i sigurt se është kështu, që 100% e komunitetit serb nuk e përjeton atë shenjë si shenjë të veten, dhe jam i sigurt se të gjithë po presin me padurim që ajo shenjë të hiqet”- tha ai Ferati-Doli insistoi se vendimi për obeliskun, por edhe vendimet tjera që i ka marrë qeverisja e mëhershme nuk kishin për qëllim dëmtimin e komunitetit serb.

Ferati-Doli: Po ankoheni në ngjyra, në projekte – krejt kjo që po bëni është politikë “Po pajtohemi që e duam Mitrovicën. E përmendët që disa vendime që janë marrë në qeverisjen e kaluar këtu e kanë dëmtuar komunitetin serb, gjë e cila nuk është e vërtetë, sepse në seancën e kaluar ju keni sjellë disa fotografi që unë i kam votuar në mandatin e kaluar.

Ka pasur investime, shtrirje të asfaltit, domethënë ka pasur projekte kapitale. Po besoj që tash së bashku këtu në kuvend kemi me i bërë bashkë edhe projektet tuaja kapitale, domethënë që i bëjmë në shtator, kështu që nuk është e vërtetë me akuzat që i thatë. Ju po thoni tërë kohën se po pengon ngjyra, po pengon kjo, kjo. Absolutisht që është politike kjo.

Në gjuhën angleze me ju pengu, nuk i pengon as qytetarëve serbë, as boshnjakëve, as shqiptarëve, kështu që është tamam kështu “I Love Mitrovica” dhe besoj që po e duam ne bashkë Mitrovicën”- tha Ferati-Doli. Asamblisti Marko Jakshiq nga iniciativa qytetare “Veriu për të Gjithë”, ka deklaruar se do ta mbështesë largimin e shenjës, duke e cilësuar atë si simbol të një konflikti juridik.

Jakshiq: “I Love Mitrovica” duhet të hiqet, është simbol i dhunës juridike “Do të keni mbështetjen për largimin e asaj shenje, sepse ajo shenjë duhet të hiqet pasi ajo shenjë është simbol i një dhune juridike, i keqpërdorimit të autorizimeve nga ana e udhëheqësisë së kaluar dhe i poshtërimit të fqinjëve që janë shumicë në këtë komunë.

Ne nuk e bëjmë këtë dhe nuk dëshirojmë ta bëjmë, nuk dëshirojmë që asnjë pjesëtar i pakicës në komunën tonë të ndihet të ndihet ashtu siç jemi ndier ne kur është vendosur ajo shenjë.

Dhe në lidhje me statutin, le ta respektojmë procedurën, le ta bëjmë këtë në mënyrë të drejtë dhe të rregullt”- tha Jakshiq Ndërkohë, asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Emir Azemi, ka kritikuar Kuvendi dhe kryetarin e komunës për kohën e kaluar në diskutime për këtë çështje, duke kërkuar sqarime për arsyet e kundërshtimit të mbishkrimit.

Azemi: Po blini kohë, qe tre muaj po merremi me një simbolikë “Realisht, unë po çuditem se që tre muaj po merremi me një simbolikë. S’di a po doni me ble kohë, me na bërë tema, nashta po doni me bërë temë, me ju ikur temave të tjera. Mirë, nëse e keni bërë kështu, sepse unë e di që nuk jeni naivë dhe kur e keni propozuar pa procedurë e keni ditur që kthehet.

I hëngri një muaj, tash edhe një muaj për me e shfuqizuar, edhe një muaj tjetër, tre muaj. Ama, një gjë e kam të paqartë. Më herët the se është emri, pastaj po sillesh e sillesh e përmende një qytet në Serbi, the ngjyra. Tash e kam një dilemë të parë: duhet me sqaru edhe opinionin se Mitrovica është një qytet. Para kësaj here keni thënë emri.

Nxirrni letërnjoftimin, në letërnjoftimin tënd dhe timin shënon regjionin Mitrovicë, i lindur në Mitrovicë, por mënyra administrative është që janë dy komuna. Në aspektin administrativ dhe juridik, Mitrovica është një qytet me dy komuna, që do të thotë Mitrovica Veriore dhe Jugore si komuna.

Ndërsa si qytet, në të gjitha letërnjoftimet na shënon, në aspektin administrativ dhe juridik, i lindur në Mitrovicë, banor i Mitrovicës Jugore apo Veriore. Ky është dallim, duhet ta dini, sepse është elementare”- tha Azemi.

Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut, në seancën e mbajtur më , kishte miratuar vendimin për largimin e mbishkrimit “I Love Mitrovica”, i cili ishte vendosur nga qeverisja e kaluar, e udhëhequr nga Erden Atiq dhe Vetëvendosje.

Kjo shenjë, që mban në vete një zemër ngjyrëgjelbër dhe stemën e komunës, ishte vendosur nga ekzekutivi i këtij të fundit, më , pasi paraprakisht kishte larguan mbishkrimin e mëhershëm në alfabetin cirilik “Kosovska Mitrovica”.

Burimi: Bota Sot