Kurti pyetet për Osmanin: Presidenti duhet të jetë figurë

0%

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se në takimin me Vjosa Osmanin dhe kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk është diskutuar për emra konkretë për presidentin e ardhshëm të Kosovës, por për parimet dhe mënyrën e arritjes së konsensusit të nevojshëm për zgjedhjen e tij.

I pyetur nëse është biseduar për një mandat të ri të Vjosa Osmanit, Kurti shmangu komentimin e emrave të përveçëm, duke theksuar se fokusi aktual mbetet te konceptet dhe vizioni politik. “Ne besojmë që fryma dhe germa e Kushtetutës është për një president që është shprehje e unitetit të popullit dhe, në këtë kuptim, duhet të jetë konsensual.

Jemi të interesuar që ta kemi numrin maksimal të mundshëm të deputetëve që do të qëndrojnë në sallë”, tha Kurti. Ai kujtoi se edhe në të kaluarën janë përmendur emra si Glauk Konjufca dhe Feride Rushiti për postin e presidentit, por theksoi se sfida kryesore mbetet sigurimi i kuorumit prej të paktën 80 deputetëve.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mund të zgjedhim ndonjë emër të përveçëm, por numri 80, që është minimumi, është vështirë i arritshëm. Prandaj përqendrimi ynë nuk ka qenë te emrat e përveçëm për president, por te konceptet, parimet dhe vizioni përpara, si dhe te mënyra se si të maksimizohet numri i deputetëve që do të jenë të pranishëm në ditën vendimtare të zgjedhjes së presidentit”, deklaroi Kurti.

Burimi: Telegrafi