Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka diskutuar me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, për zhvillimet aktuale politike dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit është thënë se në këtë takim është diskutuar edhe për mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të këtij misioni të NATO-s në Kosovë.
“Në takim u diskutua për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën e sigurisë në vend dhe rajon. Krahas angazhimit për ruajtjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit, u diskutua edhe për bashkëpunimin e mirë ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it, si dhe mundësitë e zgjerimit dhe thellimit të tij”, thuhet në njoftim.
Në komunikatë është bërë e ditur se ka pranuar urime nga gjeneralmajor Ulutash për fitoren e 7 qershorit.
