Udhëtimi im i radhës Ohër: Perlë e Ballkanit me kujtime të lashta

0%

Ohër – : Ohri, qyteti historik në brigjet e Liqenit të Ohrit, një nga liqenet më të lashtë në Evropë, mbetet një nga vendet më magjepse të rajonit. Si gazetar që raporton nga vendngjarje, pata rastin të vizitoj Ohrin këto ditë.

Qyteti i vjetër me rrugët e tij të kalldrëmta, kishat bizantine dhe pamjet mahnitëse mbi liqenin kristal ofron një përvojë unike që bashkon historinë, natyrën dhe kulturën. Përjetimi personal në Ohër Arrita në Ohër pas një udhëtimi nga Tirana për 2 orë 50 min. Qyteti më priti me diell veror, erë të freskët liqeni dhe atmosferën e qetë të një vendi të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Me tu akomoduar në hotel Alexandria nisa të endesha nëpër rrugicat e ngushta të Qytetit të Vjetër. Ditën e parë në qytet u ngjita në Kalanë e Samuelit për panoramën e mrekullueshme, dhe vizitova Kishën e Shën Gjonit në Kaneo të vendosur si perlë mbi shkëmb. Më pas edhe bëra një tur me varkë drejt Manastirit të Shën Naumit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në mbrëmje shijova peshkun e freskët i liqenit, tavçe gravçeja tradicionale i thonin kamarierët dhe vazhdova me perlat e Ohrit. Dyqanet që sikur të zinin “frymën” me suvenire nga më të ndryshmet e plotësuan eksperiencën time. Ohri në guidën turistike nuk është vetëm turizëm, pasi ky qytet i lashtë është një udhëtim në kohë, ku historia bëhet e gjallë në çdo sokak.

Ohri i dikurshëm Ohri dikur ishte plot me shqiptarë, siç thonë dëshmitë historike. Dikur, Ohri ishte qytet i rëndësishëm për shqiptarët, si për nga prezenca, ashtu edhe për ndikimin e madh të banorëve të tij për kauzën shqiptare.

Madje, në momente të caktuara të Rilindjes Kombëtare në shekullin XIX, Ohri nga patriotët shqiptar propagandohej edhe si kryeqytet i Shqipërisë së pavarur nga perandoria osmane. Mbi 80 % e banorëve të Ohrit kanë qenë shqiptarë. Por sot, pas njëqind vitesh, gjërat kanë ndryshuar shumë.

Tashmë edhe prezenca shqiptare këtu është simbolike dhe e papërfillshme dhe padyshim shpërnguljet në drejtim të Turqisë dhe migrimet më të vonshme drejt Evropës dhe Amerikës kanë bërë të vetën në boshatisjen e këtij qyteti.

Qyteti, i cili në mesjetë qeverisej nga familja fisnike shqiptare Gropa, qyteti nga ku kanë dalë luftëtarët e mëdhenj të pavarësisë shqiptare, si Dervish Hima, Hamdi bej Ohri dhe figura të tjera, sipas regjistrimit të fundit numërohen rreth 3600 banorë shqiptarë, ose rreth 6% të numrit të përgjithshëm të banorëve të Komunës së Ohrit.

Nga vitin 1930 deri në vitin 1945, midis Pogradecit dhe Ohrit ka pasur një linjë komunikimi, nëpërmjet një vapori, i cili vinte çdo ditë nga Ohri në Pogradec, duke transportuar njerëz në të dyja anët e kufirit, si dhe mallra ushqimore dhe industriale .

Shqiptarët, sipas historianve kanë pasur prani të rëndësishme në rajonin e Ohrit dhe liqenit, sidomos në fshatrat përreth dhe në vetë qytetin. Arkivat osmane tregojnë regjistrimet e shekullit të 15-të të cilat flasin për vendbanime me emra arban shqiptarë në zonat përreth.

Shqiptarët e Ohrit vijnë kryesisht nga fshatrat shqiptare në perëndim dhe jug të liqenit, si dhe nga zona si Elbasani, Durrësi dhe Ulqini. Edhe sot, sipas regjistrimeve, në Ohër jetojnë mijëra shqiptarë (rreth 6% sipas të dhënave të fundit), duke ruajtur gjuhën, traditat dhe identitetin kulturor. Kjo prani është pjesë e kontinuitetit historik shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

Rajoni i Ohrit ka qenë gjithmonë urë lidhëse midis Shqipërisë dhe viseve të tjera shqiptare. Liqeni vetë ndan kufirin me Shqipërinë, ku në anën tonë (Lin, Pogradec) janë zbuluar vendbanime prehistorike më të lashta në Evropë (rreth 8.000 vjet të vjetra), duke dëshmuar lashtësinë e vendbanimit njerëzor në të dy brigjet.

Shqiptarët kanë kontribuar në zhvillimin kulturor, ekonomik dhe shoqëror të Ohrit gjatë shekujve – nga periudha osmane e deri në ditët e sotme. Megjithë ndryshimet demografike historike, prania e tyre mbetet dëshmi e lidhjeve të thella midis dy brigjeve të liqenit. Vizita në Ohër nuk ishte vetëm pushim, është rikthim në rrënjët tona të përbashkëta ballkanike.

Si shqiptarë, kemi detyrë ta njohim, ta ruajmë dhe ta promovojmë këtë trashëgimi të përbashkët. Liqeni i Ohrit bashkon popujt, historitë dhe kulturat por mbi të gjitha, na kujton se jemi pjesë e së njëjtës tokë të lashtë Vizita vazhdon sot në Shkup dhe nesër në Sofie….

Burimi: Bota Sot