Kurti: BE-ja t’i përgjigjet vullnetit të popullit të Kosovës për

0%

Shpërndaje në: Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i përgjigjet vullnetit të qytetarëve të Kosovës për integrim evropian me avancimin e vendit drejt statusit të kandidatit dhe hapjen e negociatave për anëtarësim.

Kështu është shprehur ai në takimin me drejtoreshën për Zgjerim dhe Fqinjësi të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor, Valentina Superti, e cila po zhvillon vizitën e saj të parë në Kosovë. Kurti tha se Bashkimi Evropian është një kontribuues i rëndësishëm në zhvillimin e Kosovës, ndërsa anëtarësimi mbetet synimi strategjik i vendit.

“Vullnetit të popullit tonë për anëtarësim, BE-ja duhet t’i përgjigjet me vullnet të ndërsjellë për pranim. Statusi i vendit kandidat dhe hapja e negociatave janë pikënisje e një procesi nga i cili Kosova forcon demokracinë dhe zhvillohet edhe më shumë”, ka shkruar Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai theksoi se Kosova është lidere në rajon në sundimin e ligjit, luftën kundër korrupsionit, të drejtat politike dhe liritë civile, si dhe në indekset e zgjedhjeve dhe demokracive liberale.

Gjatë takimit me Supertin, sipas Kurtit, u diskutua edhe për Planin e Rritjes, integrimin e Kosovës në zonën “Roam Like at Home”, Procesin e Berlinit, bashkëpunimin rajonal dhe përfaqësimin e barabartë, si dhe për infrastrukturën, tregtinë, digjitalizimin dhe arsimin.

Burimi: Koha