Kimmich e cilëson ‘turp’ eliminimin e Gjermanisë

0%

Shpërndaje në: Përfaqësuesja e Gjermanisë zhgënjeu duke u eliminuar nga Kupa e Botës. Gjermania të hënën në mbrëmje u mposht nga Paraguai pas ekzekutimit të penalltive, 4:3. Koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga 15 minuta përfunduan 1:1. Mesfushori i Bayern Munchenit, Joshua Kimmich, e ka quajtur “turp” eliminimin e Gjermanisë nga Botërori.

Ai thotë se e gjithë skuadra duhet të ndiej përgjegjësi për eliminimin e befasishëm. “Është një turp i vërtetë. Të gjithë ne ndajmë përgjegjësinë për këtë. Duhet të marrim përgjegjësi, askush nuk mund të distancohet prej saj. Duhet ta pranojmë, sepse ne, lojtarët që ishim në fushë, jemi ata që prishëm gjithçka”, ka thënë Kimmich, shkruajnë të martën mediumet gjermane.

Burimi: Koha