Shpërndaje në: Anglia është fituese e Grupit L. Pas fitores 2:0 ndaj Panamasë në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, Anglia e fitoi grupin me shtatë pikë në tri ndeshje. Panamaja eliminohet nga turneu i ngjarjes globale si e fundit në këtë grup, pa pikë.
Jude Bellingham shënoi në minutën e 62-të për 1:0, ndërsa asistoi në golin për 2:0 në minutën e 67-të, të cilin e shënoi kapiteni Harry Kane. Për Kanen ishte goli i 12-të në Kampionate Botërore, dhe hyn në histori të Anglisë si golashënuesi më i mirë. E kaloi legjendën Gary Lineker.
Anglia në ndeshjen e 1/16 së finales do të përballet me njërën prej përfaqësueseve që përfundon në vendin e tretë, nga Grupi E, H, I, J apo K.
