KRU “Mitrovica” njofton për intervenim të ujësjellësit dhe kanalizimit, këto janë zonat e prekura

0%

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” njofton qytetarët se do të ketë ndërprerje me furnizim të ujit, intervenime në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit. Sipas njoftimit, këto janë zonat e përfshira me intervenim në rrjetin ujësjellësit: Rr. “Ferat Dragaj ”, Rr. “Ali Zeneli”, Rr. “Shaban Polluzha”, Rr. “Isak Ibrahimi”, Rr.

“Dëshmorët e Kombit”, Rr.”Kalabria”, Fshati Vërrnicë, Fshati Suhodoll i Epërm. Ndërsa me intervenim në kanalizim këto zona: Rr. “Kuvendi i Lezhës”, Rr. “Ukshin Kovaqica”, Rr. “Kalabria”. “KRU” Mitrovica ka bërë te ditur se ekipet e saj janë në terren për realizimin e problemeve të evidentuara në rrjetin e ujësjellësit dhe kanalizimit.

“Gjatë realizimit të punimeve në rrjetin e ujësjellësit, furnizimi me ujë të pijshëm në zonat e përfshira mund të ndërpritet përkohësisht. Pas rikthimit të furnizimit, si pasojë e ndërhyrjeve teknike, mund të paraqitet turbullirë e përkohshme e ujit. Në rast se uji është i turbullt, ju lutemi ta lini rubinetin të rrjedhë për disa minuta, derisa uji të kthjellohet plotësisht.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj”, thuhet tutje në njoftim.

Burimi: Telegrafi