Shpërndaje në: Këshilli Prokurorial i Kosovës ka njoftuar se i është dorëzuar Presidencës së Kosovës, nominimi i Zejnullah Gashi si Kryeprokuror i Shtetit. Siç bëhet e ditur nominimi i është përcjellës ushtrueses së detyrës së presidentes Albulena Haxhiut. Tashmë procedura ka kaluar në fazën e trajtimit nga presidenca.
“Pas takimit të mbajtur sot, Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka dorëzuar edhe zyrtarisht në Presidencën e Republikës së Kosovës nominimin për z. Zejnullah Gashi për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit. Nominimi i është përcjellë Shkëlqesisë së Saj, Ushtrueses së Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, znj.
Albulena Haxhiu, së bashku me dokumentacionin e plotë që ka shoqëruar tërë procesin e përzgjedhjes që nga hapja e procedurës e deri te vendimmarrja përfundimtare e KPK-së”, thuhet në njoftim.
