KQZ shpalli rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mori vendim për shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më . KQZ njofton subjektet politike dhe kandidatët se mund të paraqesin ankesat ndaj vendimit për shpalljen e rezultateve përfundimtare brenda 48 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

Sipas rezultateve, Lëvizja VETËVENDOSJE! ka dalë subjekti më i votuar me 382,869 vota, ose 47.13 për qind. Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 157,892 vota apo 19.44 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e treta me 135,567 vota ose 16.69 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 54,729 vota (6.74%), ndërsa Lista Serbe ka marrë 43,843 vota (5.40%). telegrafi.com Sipas rezultateve , Lëvizja VETËVENDOSJE! do të ketë 53 deputetë në legjislaturën e re, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka fituar 18 mandate.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka siguruar 7 ulëse në Kuvend me 54,729 vota, ndërsa Lista Serbe do të ketë 9 mandate, pasi mori 43,843 vota (5.40%). Partia Demokratike Turke e Kosovës (Kosova Demokratik Türk Partisi -KDTP) ka fituar 2 ulëse.

Nga një mandat kanë fituar edhe: Për Lirinë, Drejtësinë dhe Mbijetesën (Za Slobodu Pravdu i Opstanak); Koalicioni Vakat (Koalicija Vakat); Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK); Partia e Re Demokratike (Nova Demokratska Stranka); Bashkimi Socialdemokrat (Socijaldemokratska Unija (SDU); PSA; Partia Liberale Egjiptiane; Partia e Bashkuar Gorane (Jedinstvena Goranska Partija) Partia Rome e Bashkuar e Kosovës (PREBK).

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare, hapi i radhës është certifikimi i zgjedhjeve dhe konstituimi i Kuvendit të Kosovës.

Burimi: Telegrafi