​KQZ nesër pritet të shpallë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve

0%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që të shtunën, në orën , të mbajë mbledhjen ku do të shpallen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të mbajtura më 7 qershor.

Ky zhvillim vjen pasi Gjykata Supreme ka refuzuar sot ankesat e kandidatëve të Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu dhe Qëndrim Kryeziu, të cilët kishin kërkuar rinumërim të plotë të votave brenda subjektit të tyre politik. Me këtë vendim, është hapur rruga për përmbylljen e procesit zgjedhor nga KQZ.

Supremja refuzon kërkesën për rinumërimin e votave të kandidatëve të PDK-së Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 53 ulëse në Kuvendin e Kosovës. Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 22 mandate, Lidhja Demokratike e Kosovës 18, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 7 deputetë në legjislaturën e re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare nga KQZ, pritet të nisin procedurat për certifikimin e tyre dhe më pas edhe hapat institucionalë për formimin e qeverisë së re. / Telegrafi

Burimi: Telegrafi