Ndahet nga jeta legjenda e Hollywood-it, Ann Blyth vdes në moshën 98-vjeçare

0%

Aktorja amerikane, Ann Blyth, një nga figurat e fundit të mbetura nga Epoka e Artë e Hollywood-it, është ndarë nga jeta në moshën 98-vjeçare. Sipas familjes së saj, ajo ndërroi jetë më 24 qershor për shkaqe natyrore, vetëm pak javë para se të festonte ditëlindjen e 99-të.

Blyth u bë e njohur në mbarë botën falë interpretimit të Vedës në filmin klasik “Mildred Pierce” të vitit 1945, ku luajti përkrah Joan Crawford, shkruan DailyMail. Performanca e saj i solli një nominim për çmimin Oscar në kategorinë e aktores më të mirë në rol dytësor, duke e kthyer në një nga talentet më premtuese të kohës. Karriera e saj zgjati më shumë se shtatë dekada.

Fillimisht u bë e njohur si fëmijë në programe radiofonike, përpara se të kalonte në Broadway dhe më pas në Hollywood. Përveç aktrimit, Ann Blyth ishte edhe një soprano e talentuar, duke interpretuar në një sërë muzikalësh të njohur të viteve 1950, si “Kismet”, “The Great Caruso”, “Rose Marie” dhe “The Student Prince”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas një karriere të suksesshme në kinema, ajo u tërhoq nga ekrani dhe iu përkushtua jetës familjare. Ann Blyth ishte e martuar për pesë dekada me mjekun James McNulty dhe mbetet një nga emrat më të respektuar të historisë së kinemasë amerikane, me një trashëgimi që vazhdon të vlerësohet edhe sot.

Burimi: Telegrafi