Donald Trump ka akuzuar Iranin për një “shkelje të pamend” të marrëveshjes së armëpushimit, pas një incidenti të raportuar në Ngushticën e Hormuzit. Sipas një postimi të tij në platformën Truth Social, Irani dyshohet se ka lëshuar të paktën katër dronë ndaj anijeve në këtë zonë strategjike, përfshirë një që, sipas tij, ka goditur një anije transportuese mallrash.
Trump tha se nga sulmi janë shkaktuar dëme, por anija ka vazhduar lundrimin. Ai shtoi se forcat amerikane kanë rrëzuar tre dronët e tjerë të lëshuar në drejtim të anijeve. “Është e qartë se kjo është një shkelje e pamend e marrëveshjes sonë të armëpushimit”, ka deklaruar ai. Lidhur me këto pretendime nuk ka ende konfirmim zyrtar nga autoritetet iraniane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!