​Kosova U20 shënon fitore bindëse ndaj Gjeorgjisë në Kampionatin

0%

Kombëtarja U20 e Kosovës në hendboll ka regjistruar fitoren e parë në Men’s 20 EHF Championship I, duke mposhtur bindshëm Gjeorgjinë me rezultat në kuadër të xhiros së dytë të turneut. Hendbollistët kosovarë dominuan takimin që nga fillimi, ndërsa në pjesën e dytë ruajtën vazhdimisht një epërsi të sigurt. Sulmi u shfaq shumë efikas, ndërsa mbrojtja funksionoi në nivel të lartë.

Përzgjedhësi Fatmir Muhaxheri u dha hapësirë të gjithë lojtarëve, të cilët e shfrytëzuan maksimalisht mundësinë. Më të dalluarit në fazën sulmuese ishin Olsi Mulaj dhe Drijon Istrefi me nga shtatë gola secili. Suad Pajaziti realizoi pesë gola, ndërsa Amar Muqolli shtoi katër. Në portë u veçua Olt Kabashi me 11 pritje.

Burimi: Bota Sot