Zana Spahiu renditet e para në intervistat për drejtor të RTK-së

0%

Zana Spahiu ka dalë kandidatja më e vlerësuar në procesin e intervistimit për pozitën e drejtorit të përgjithshëm të Radiotelevizionit të Kosovës (RTK). Siç mëson Telegrafi, në rezultatet e vlerësimit nga anëtarët e Bordit të RTK-së, Spahiu ka grumbulluar 90.7 pikë, duke u renditur e para mes gjashtë kandidatëve që iu nënshtruan intervistës të dielën, më 13 korrik.

Në garë për pozitën e drejtorit të përgjithshëm ishin Lorik Arifaj, Antigona Baxhaku, Arber Geci, Nexhmedin Spahiu, Zana Spahiu dhe Hysen Hundozi.

Pas përllogaritjes së pikëve të dhëna nga nëntë anëtarët e bordit, rezultatet janë si më poshtë: Zana Spahiu – 90.7 pikë; Arber Geci – 82.7 pikë; Lorik Arifaj – 67.6 pikë; Hysen Hundozi – 65.7 pikë; Antigona Baxhaku – 61.1 pikë; Nexhmedin Spahiu – 61.1 pikë. Megjithatë, emërimi i drejtorit të përgjithshëm nuk është përmbyllur ende.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Bordi i RTK-së pritet të votojë për kandidatin fitues në mbledhjen e radhës. Zana Spahiu aktualisht ushtron detyrën e drejtoreshës së përgjithshme të RTK-së.

Burimi: Telegrafi