Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në lagjen “Milet Bahçe” në Pejë, ku një person dyshohet se ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri. Siç mëson Sinjali, i plagosuri është Suad Kelmendi, i lindur në vitin 46-vjeçar, nga Peja, i cili pas plagëve të marra është dërguar për trajtim mjekësor dhe aktualisht ndodhet duke u operuar.
Rasti është raportuar në orët e mbrëmjes, ndërsa pas të shtënave në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore, të cilat kanë siguruar perimetrin dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave. Sipas informacioneve të para, i dyshuari pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhet në arrati.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se policia është njoftuar rreth orës për një rast plagosjeje në rrugën “Mbreti Pirro”. Njësitet hetimore janë duke punuar për identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar, ndërsa rasti është duke u trajtuar në koordinim me prokurorin e shtetit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
