Kosova do të luajë për medaljen e bronztë

0%

Kosova në konkurrencën e femrave do të luajë për medaljen e bronztë në FIBA Women’s European Championship for Small Countries 2026, pasi në gjysmëfinale u mposht nga Shqipëria me rezultat , në një ndeshje dramatike të zhvilluar në Pallatin e Sporteve “Karagaçi” në Pejë. Ndeshja ishte e baraspeshuar dhe me rivalitet të madh deri në sekondat e fundit.

Kosova nuk u dorëzua në asnjë moment dhe arriti të rikthehej disa herë në lojë gjatë çerekut të katërt, por tentativa e fundit për të barazuar rezultatin nuk ishte e suksesshme. Më e dalluara te Kosova ishte Astera Tuhina me 24 pikë, ndërsa Malvina Haziri shtoi 21 pikë.

Te Shqipëria, Enisa Semanjaku realizoi 21 pikë, ndërsa Ornela Lalaj kontribuoi me 18 pikë dhe 20 kërcime, duke udhëhequr ekipin drejt finales. Në gjysmëfinalen tjetër, Malta dominoi Armeninë me rezultat 107:52 dhe siguroi për herë të dytë radhazi kualifikimin në finale. Amber Melgoza ishte sërish protagoniste me 36 pikë dhe 11 kërcime.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në ditën e fundit të kampionatit, Kosova do të përballet me Armeninë në ndeshjen për vendin e tretë dhe medaljen e bronztë, ndërsa në finalen e madhe do të takohen Malta dhe Shqipëria.

Burimi: Bota Sot