Dua Lipa ka zgjedhur ta shënojë ditëlindjen e nënës së saj, Anesa Lipa, me një urim në Instagram, duke ndarë me ndjekësit një sërë fotografish të përbashkëta nga momente të ndryshme familjare. Artistja shqiptare me famë botërore e shoqëroi postimin me një mesazh plot dashuri dhe mirënjohje, ku vlerësoi rolin e nënës së saj në jetën dhe familjen e tyre. “Gëzuar ditëlindjen mamit tim!
Jemi shumë me fat që të kemi. Çdo gjë e bukur që kemi vjen nga dashuria, durimi dhe forca jote. Mbretëresha e shtëpisë dhe e zemrave tona! Të dua shumë” , ka shkruar ajo. Fotografitë e publikuara përmbledhin kujtime të ndryshme ndër vite, nga çaste familjare e deri te paraqitje publike, duke dëshmuar lidhjen e ngushtë që Dua ndan me të ëmën.
Anesa ka qenë gjithmonë një nga mbështetëset më të mëdha të këngëtares, duke e shoqëruar në shumë momente të rëndësishme të karrierës së saj dhe duke luajtur një rol të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt suksesit. Nuk është hera e parë që Dua shpreh publikisht dashurinë dhe respektin për familjen e saj.
Ajo shpesh publikon momente me prindërit dhe motrën e vëllanë, duke treguar se familja mbetet një nga shtyllat më të rëndësishme në jetën e saj.
