Mbrojtësi më i më i mirë Prishtina që ka pas e gjeneratës së artë në vitet e 80-ta. Skënder Shengyli, për nga nota ishte lojtari më i mirë për sezonin vjeshtor 1984. \Në fotografi janë Skënder Shengyli dhe ndihmëstrajneri i Prishtinës në vitin 1984, Hysni Maxhuni. “Vokrri, Shengyli e Nexhipi me nga një “9-she”! Skënder Shengyli – me nota më të mira!
Gazetarët e “Rilindjes” që raportuan nga ndeshjet e Prishtinës lojtarëve u dhanë vetëm tri nota 9-she: Vokrrit (me Hajdukun), Shengylit (me Iskrën) dhe Nexhipit (me Rijekën). Ndërkaq, me notën 8, nga dy herë u vlerësua kontributi i Zhavelit, Vokrrit, Mehinoviqit e Batroviqit, kurse këtë notë e morën nga një herë F. Muriqi, Xh. Muriqi, Cana, Rama, Shala e Nexhipi.
Nëse mblidhen notat që iu dhanë për paraqitjet e futbollistëve në ndeshjet kampionale, del se Skënder Shengyli ka shumën më të lartë – për 16 ndeshje të zhvilluara gjithsej 109 pikë, një mesatare më e fortë se nota 7.
Pas tij vijnë Batroviqi – 105, Vokrri, që nuk luajti në tri ndeshje (për shkak të lëndimit), 105, Mehinoviqi 103 e të tjerë”, ka shkruar mes të tjera gazetari “Burim Hatipi me 17 dhjetor të vitit 1984.
