Granit Xhaka do të vijojë të mbetet pjesë e Sunderland. Kështu është vendosur për të ardhmen e mesfushorit me origjinë shqiptare, i cili nuk do të transferohet tek Chelsea, ashtu siç ishte përfolur prej ditësh. Sipas “The Athletic”, rezistenca e bërë nga drejtuesit e klubit ka qenë vendimtare për të ndryshuar të gjithë rrjedhën e diskutimeve.
Ndaj dhe për Xhakën nuk do të ketë ndryshim destinacioni në këtë merkato të verës. Edhe pse londinezët ngulmuan me ofertat e tyre, qëndrimi i Sunderland ishte shumë i qartë: Xhaka nuk është në shitje dhe do të vijojë të luajë për ne edhe për sezonet e ardhshme, aq sa e parashikon edhe kontrata e firmosur.
Duhet thënë se vetë 33-vjeçari donte një ribashkim me trajnerin Xabi Alonso, por nuk ka bërë rezistencë për të tentuar një kalim të madh.
