Një mosmarrëveshje familjare mes një babai dhe vajzës së tij ka përfunduar me ndërhyrjen e Policisë në fshatin Ratishë e Epërme të Deçanit, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur rreth orës , ku i dyshuari është H. H., 72 vjeçar, ndërsa viktimë figuron vajza e tij, A. H., 22 vjeçare.
Sipas deklarimit të viktimës, derisa ndodhej në shtëpi dhe po i bërtiste fëmijës së saj të mitur, në situatë ka ndërhyrë babai i saj. Mes tyre ka nisur një fjalosje, e cila, sipas saj, ka përfunduar kur babai e ka shtyrë dy herë me duar. Pas incidentit, 22-vjeçarja ka telefonuar Policinë, e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar të dy palët në stacion për intervistim.
Nga rasti nuk janë raportuar lëndime trupore. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar rasti për veprën penale “Dhunë në familje”, ndërsa H.H është liruar në procedurë të rregullt. Sipas burimeve, pas përfundimit të procedurave, viktima është kthyer sërish në shtëpinë e prindërve, ku jeton që nga koha kur është ndarë nga bashkëshorti. Rasti mbetet nën hetime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
