“Koncert 4.2 milionë euro, pensionet më të ulëtat në Europë” –

0%

Një protestues ka renditur disa prej arsyeve që, sipas tij, kanë nxjerrë qytetarët në protestën e cila sot shënon 41 ditë. Protestuesi: S ot është dita e 41-të. Arsyet janë të shumta, është shpopullimi, papunësia. Të gjitha këto na bëjnë që ne të marrim pjesë në protestë. Nuk e ka tagrin Shqipëria që të bëjë një koncert 4.2 milionë euro, kur 85% e popullsisë janë të varfër.

Të bësh një koncert me lekët e buxhetit të shtetit do të thotë që është vrasje për popullsinë. Kur pensionet janë më të ulëtat në të gjithë Europën, kjo është arsyeja që dalim në protestë. Është dita e 41-të dhe nuk e kemi ndaluar asnjë sekondë këtë protestë. Do të vazhdojmë deri në fund. Nëpër zyrat e shtetit nuk mbaron asnjë punë, administrata është për tokë.

Kudo që shkon nuk mbaron punë. Pastaj çmimet e ushqimeve, të gjitha janë shtrenjtuar, po thuajse 10-fish. Ngrenë rrogat dhe pensionet me 5 mijë lekë, ndërsa rrisin ushqimet me 20 mijë lekë. Çfarë mirëqenie është kjo? Kjo është vrasje për të gjithë qytetarët.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot