Policia e Kosovës ka njoftuar për një aksident trafiku me fatalitet, ku kanë mbetur të vdekur dy persona. Aksidenti, sipas forcave të rendit, ka ndodhur më , rreth orës , në fshatin Babimoc të Obiliqit. “Është raportuar se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete me vozitës dhe pasagjer, meshkuj kosovarë, dhe një këmbësori mashkull kosovar.
Nga lëndimet e marra, vozitësi dhe pasagjeri kanë ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim. “Vdekjen e tyre e ka konstatuar mjeku kujdestar, ndërsa këmbësori është dërguar në QKUK, Prishtinë, për tretman mjekësor dhe më pas është liruar në shtëpi. Me vendim të prokurorit, trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.
