Khamenei i ri zotohet për hakmarrje

0%

Nga: Associated Press Shpërndaje në: Tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë përshkallëzuar sërish, me kërcënime të ndërsjella nga liderët e të dy vendeve.

Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar sulme të reja ndaj Iranit, ndërsa udhëheqësi suprem iranian, Mojtaba Khamenei, është zotuar për hakmarrje, në një kohë kur ndërmjetësit po bëjnë përpjekje për gjetjen e qetësisë Liderët e Shteteve të Bashkuara dhe Iranit kanë shkëmbyer kërcënime të shtunën në një kohë kur marrëveshja e përkohshme që synonte t’i jepte fund konfliktit u vu në pikëpyetje për shkak të përshkallëzimit të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Udhëheqësi i ri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është zotuar se iranianët do të hakmerren për vdekjen e babait të tij. Një hakmarrje e tillë, siç ka thënë ai, “është vullneti i kombit dhe duhet të realizohet patjetër”, sipas deklaratës së transmetuar nga televizioni shtetëror iranian.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Mojtaba Khamenei ende nuk është shfaqur në publik që nga fillimi i luftës më 28 shkurt, kur sulmet që nisën konfliktin shkaktuan vdekjen e babait të tij. “Ne zotohemi se do të hakmerremi për gjakun e pastër tuajin dhe të të gjithë dëshmorëve të këtyre dy luftërave, ndaj vrasësve kriminelë dhe të turpshëm. Kjo hakmarrje është vullneti i kombit tonë dhe duhet të realizohet patjetër.

Këta kriminelë, emrat e të cilëve janë renditur nga i pari deri te i fundit, do ta marrin me vete në varr dëshirën e tyre për një vdekje të qetë në shtrat. Ata duhet ta dinë se kjo nuk varet nga prania ime apo nga prania e zyrtarëve të tjerë”, thuhet në deklaratën e Khameneit, e cila u lexua nga prezantuesi në televizionin shtetëror iranian.

Deklarata u lexua pas ceremonisë mortore të Ajatollah Ali Khameneit. Edhe Botë 4 muaj më parë Trumpi thotë se janë eliminuar 48 udhëheqës iranianë, Teherani zotohet për hakmarrje E presidenti amerikan, Donald Trump ka publikuar gjatë natës mesazhe kërcënuese në rrjetet sociale, duke paralajmëruar sulme të reja me raketa ndaj Iranit.

“Një mijë raketa janë të pozicionuara dhe gati për t’u lëshuar drejt Republikës Islamike të Iranit, ndërsa mijëra të tjera do të pasojnë menjëherë, nëse qeveria iraniane vepron sipas kërcënimit të saj, të shprehur në shumë vende të botës, për të vrarë ose për të tentuar të vrasë presidentin në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës – në këtë rast, mua!

Urdhrat tashmë janë dhënë dhe Ushtria e Shteteve të Bashkuara është e gatshme, e vendosur dhe e aftë, për një periudhë njëvjeçare, me mundësi zgjatjeje, të shkatërrojë dhe të asgjësojë plotësisht çdo zonë të Iranit”, ka shkruar Trump në rrjetin e tij “Truth Social”.

Ndërkohë, zyrtarë të lartë të administratës amerikane i kanë kërkuar Iranit të bëjë një deklaratë publike, duke garantuar se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e hapur për lundrim dhe se anijet që kalojnë nëpër të nuk do të jenë objekt sulmesh.

Mirëpo, Teherani ka këmbëngulur që Ngushtica e Hormuzit të mbetet nën kontrollin e tij dhe që t’i lejohet të vendosë tarifa për anijet që kalojnë përmes saj, një qëndrim që Irani e mori pas shpërthimit të luftës. Edhe Botë 3 muaj më parë Intriga, lojërat e pushtetit e rivalitetet: Si u ngrit Mojtaba Khamenei Shkëmbimi i kërcënimeve erdhi pas disa ditësh sulmesh nga të dyja palët.

Fillimisht Irani sulmoi tri anije në Ngushticën e Hormuzit e SHBA-ja iu kthye me sulme ajrore ndaj Iranit. Në kundërpërgjigje Teherani sulmoi disa baza amerikane në shtetet tjera të rajonit. Presidenti Trump ka deklaruar se armëpushimi ka përfunduar, por ka theksuar se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë negociatat.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka udhëtuar të shtunën drejt Omanit, vend i cili ndodhet në anën tjetër të ngushticës, për një raund të ri bisedimesh. Vizita u zhvillua një ditë pasi ndërmjetësues nga Katari u takuan me zyrtarë iranianë në Teheran.

Artikuj të ngjashëm Botë 3 muaj më parë Udhëheqësi suprem i Iranit është shpërfytyruar dhe ka lëndime të rënda në këmbë Botë 4 j. më parë Ish-udhëheqësi suprem i Iranit do të varroset muajin tjetër Botë 4 muaj më parë Shtohen sulmet ndaj anijeve në Ngushticën e Hormuzit

Burimi: Koha