Policia e Kosovës më ka arrestuar një person të dyshuar për grabitje në tentativë në një argjendari në Gjilan. Policia ka njoftuar se gjatë arrestimit të dyshuarit i është sekuestruar një armë (revole) si dhe motoçikleta që dyshohet se është përdorur në rast.
“Sot me datën; rreth orës si rezultat i ndërmarrjes së veprimeve të shpejta efikase operative, hetues nga Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor në Gjilan ka arritur që të identifikoj, lokalizoj dhe arrestoj personin e dyshuar shtetas i Kosovës (viti i lindjes 2007)”- ka njoftuar Policia.
Sipas njoftimit, i dyshuari është intervistuar sipas procedurave ligjore dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit për veprën penale – grabitje në tentativë është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë. Policia ka njoftuar se rasti vazhdon të hetohet.
