Katër persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Podujevë janë pranuar në Qendrën Emergjente të QKUK-së. Drejtori i Qendrës Emergjente në QKUK-së, Naser Syla, tha se të lënduarit kanë plagë nga armë zjarri dhe po i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme. “Janë pranuar katër persona në Qendrën Emergjente me plagë të rënda nga armë zjarri. Janë duke u kryer ekzaminimet e nevojshme.
Gjendja e tyre është stabile për momentin”, deklaroi Syla. Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana ka konfirmuar më herët se rreth orës , është pranuar informata për të shtëna me armë zjarri në Podujevë.
“Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para dyshohet se tre persona janë plagosur dhe të njëjtit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor” , tha Pllana. Pllana tha se aktualisht, njësitet policore po merren me veprimet hetimore me qëllim të sqarimit të plotë të rrethanave të ngjarjes.
