Katër të lënduar në aksidentin mes dy veturave në Shupkovc të

0%

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku që ndodhi sot në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc. Rastin e ka konfirmuar për Sinjalin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Sot, rreth orës , në rrugën nacionale Mitrovicë–Prishtinë, në segmentin rrugor në fshatin Shupkovc, është shkaktuar një aksident trafiku me të lënduar”, ka thënë Zahiti. Sipas tij, në aksident janë përfshirë dy vetura që ishin në lëvizje. “Në aksident janë përfshirë dy vetura në lëvizje.

Si pasojë e aksidentit, katër persona kanë pësuar lëndime dhe kanë kërkuar trajtim mjekësor”, ka deklaruar ai. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit. Aksident i rëndë në Shupkovc, dyshohet për të lënduar Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com