Kaos në koncertin e Jay-Z-së, fansat humbën ndjenjat dhe u ndjenë keq

0%

Jay-Z është përballur me një situatë të pakëndshme pasi nata përmbyllëse e serisë së koncerteve të tij në stadiumin “Yankee” u shoqërua me kaos. Qindra persona pa bileta tentuan të futeshin me forcë në stadium, duke shkaktuar vonesë prej gati katër orësh në nisjen e koncertit. Para stadiumit u krijuan skena dramatike, ndërsa sipas raportimeve disa fansa u ndjenë keq dhe humbën ndjenjat.

Organizatorët reaguan shpejt dhe publikuan një deklaratë të përbashkët, ku thanë se “qindra persona në grupe të mëdha” pa bileta u përpoqën të hynin duke penguar pjesëmarrësit që kishin bileta, ndërsa disa arritën të kalonin përtej sigurisë. Për shkak të situatës, hyrjet e stadiumit u mbyllën përkohësisht, ndërsa autoritetet ndërhynë për të vendosur kontrollin.

Burimi: Bota Sot