Një tjetër degë e LDK-së po kërkon shkarkimin e Abdixhikut

0%

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Rahovec ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e partisë pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit, ndërsa ka konfirmuar se ka dhënë nënshkrimet për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Kryetari i degës së LDK-së në Rahovec, Burim Krasniqi, tha se dega që ai drejton ka kërkuar zgjedhje në të gjitha strukturat e LDK-së, nga nëndegët deri në nivelin qendror. “Dega jonë në Rahovec kemi kërkuar që zgjedhjet të mbahen në të gjitha strukturat e LDK-së, degët, nëndegët dhe në nivel qendror për shkak të rezultatit jo të mirë zgjedhor.

Dega jonë ka dhënë nënshkrimet (për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të LDK-së për shkarkimin e kryetarit të LDK-së Lumir Abdixhiku)”, tha Krasniqi për eo. I pyetur nëse nënshkrimet do të dorëzohen nesër, pas raportimeve në media, ai tha se një gjë e tillë mund të ndodhë. “Mund të ndodhë që i dorëzojmë nesër”, tha ai.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot