IKSHPK: 11 raste të reja me fruth gjatë javës së fundit

0%

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se nga 16 prilli deri më janë konfirmuar gjithsej 63 raste me fruth në Kosovë. Sipas IKSHPK-së, vetëm gjatë javës së fundit janë raportuar 11 raste të reja.

“Sipas komunave, numër më i lartë i rasteve raportohet nga komuna e Prishtinës me nëntëmbëdhjetë (19) raste, komuna e Ferizajt me dymbëdhjetë (12) raste: Kaçaniku me tetë (8 ) raste; Fushë Kosova me nëntë (9) raste; Lipjani me tre (3), Vushtrri, Shtime dhe Obiliq, me nga dy (2) raste; si dhe me nga një (1) rast komunat: Gjilan, Drenas, Deçan, Skenderaj, Shtërpcë dhe Viti”- ka njoftuar IKSHPK.

Tutje thuhet se IKSHPK rekomandon që çdo person me simptoma të dyshimta të fruthit si temperaturë e lartë, skuqje apo ndryshime në lëkurë, kollë, rrufë ose konjuktivit, të paraqitet menjëherë në institucionet më të afërta shëndetësore. Ndërsa u ka bërë thirrje prindërve ta verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Duke pasur parasysh infektueshmërinë e lartë të fruthit, rrezikun e përhapjes së tij në komunitet dhe komplikimet që shkakton fruthi, IKShPK u bën thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të verifikojnë statusin e vaksinimit të fëmijëve të tyre dhe të sigurojnë vaksinimin sipas Kalendarit të rregullt të imunizimit në qendrat e mjekësisë familjare”- thuhet në njoftim.

Sipas IKSHPK, vaksinimi mbetet masa më efektive dhe më e sigurt për parandalimin e fruthit, mbrojtjen e individëve të pa vaksinuar dhe ruajtjen e shëndetit publik.

Burimi: Kallxo