Shpërndaje në: Portieri legjendar Oliver Kahn, ka reaguar për eliminimin e hershëm të Gjermanisë në Kupën e Botës 2026. Ish-portieri i Gjermanisë, i ka dalë në mbrojtje përzgjedhësit Julian Nagelsmann, ndërsa ka kritikuar lojtarët. Gjermanët u eliminuan nga Botërori në 1/16 e finales të Botërorit që po mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada. Gjermanët humbën nga Paraguai 4:3 në penallti.
Kahn ka theksuar se penalltitë nxorën në pah mungesën e përgjegjësisë së lojtarëve gjerman. “Tre trajnerë kombëtarë kanë dështuar në të njëjtën pikë: Joachim Loë, Hansi Flick dhe Julian Nagelsmann. Tri ide të ndryshme loje. Tri stile të ndryshme lidershipi. I njëjti rezultat…
Nëse tre trajnerë me qasje të ndryshme dështojnë gjithmonë në të njëjtën pikë, shkaku qëndron më thellë”, shkroi Oliver Kahn në “Linkedin”. “Kur erdhi koha e penalltive, pashë se si Joshua Kimmich po kërkonte lojtarë për të gjuajtur penalltinë. Për mua, ky ishte momenti kryesorë i këtij eliminimi. Një ekip i nivelit të lartë nuk kërkon vullnetarë në atë moment.
Ata kanë lojtarë që kërkojnë topin”. Nga viti 1995 deri në vitin 2006, 57-vjeçari luajti 86 ndeshje për Gjermaninë.
