Një konflikt familjar ka eskaluar mbrëmjen e së mërkurës në ambientet e kompanisë së materialit ndërtimor “ILKO” në Vushtrri, ku një person ka mbetur i plagosur me thikë, ndërsa në rast dyshohet të jetë përfshirë edhe babai i tyre, raporton Sinjali.
Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur më 9 korrik, rreth orës , kur Policia ka pranuar informacion për një person të lënduar në objektin e kompanisë. Në vendin e ngjarjes, zyrtarët policorë kanë hasur I. K. , i cili kishte pësuar lëndime në dorën e djathtë nga një mjet i mprehtë (thikë), si dhe një lëndim në veshin e majtë.
Viktima është dërguar menjëherë në Emergjencë për trajtim mjekësor. Sipas hetimeve fillestare, A. K. dyshohet se e ka goditur vëllanë e tij me thikë, ndërsa G. K. , babai i tyre, dyshohet se ka ushtruar sulm fizik ndaj të njëjtës viktimë gjatë incidentit. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se, pas intervistimit dhe në koordinim me Prokurorin e Shtetit, A.
K. është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”, ndërsa G. K. është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij po zhvillohet procedurë për veprën penale “Sulmi”. Hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave që çuan në konfliktin familjar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
