“Ju lutem, një ambulancë” – pas 74 orësh nën rrënoja, shpëtohen një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar në Venezuelë

0%

Bilanci i viktimave dhe të plagosurve nga tërmetet e fuqishme në Venezuelë vijon të rritet nga dita në ditë. Mes tragjedisë, megjithatë, nuk kanë munguar edhe historitë që japin shpresë.

Në orët e vona të së shtunës, ekipet e shpëtimit nxorën të gjallë nga rrënojat një foshnje 10-muajshe dhe një 11-vjeçar, të identifikuar si Moises, të cilët kishin qëndruar të bllokuar për rreth 74 orë që nga momenti kur tërmeti goditi vendin. ¡Moises fue rescatado con vida y está a salvo!

Con profundo orgullo informamos que el equipo USAR COL-1 de Colombia rescató con vida a Moises, el niño de 11 años que permanecía atrapado bajo los escombros en La Guaira, Venezuela.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Tras seis horas de labores de alta precisión,… pic.twitter.com/QdqbEVEy4Y — UNGRD🇨🇴 (@UNGRD) June 27, 2026 Lajmi u konfirmua nga UNGRD, e cila ndau një mesazh prekës: “Moises u shpëtua gjallë dhe është shëndoshë e mirë! Ne punuam së bashku me një qëllim të vetëm: të shpëtojmë jetë”.

Rreshteri Carlos Andres Castro, drejtues i operacioneve për USAR COL-1, përshkroi përmasat e operacionit të shpëtimit. “Kemi punuar për rreth 6 deri në 8 orë për këtë operacion. Fëmija kishte mbetur i bllokuar për më shumë se 74 orë”, tha ai.

Pamjet që kanë qarkulluar gjerësisht në rrjet tregojnë momentin prekës kur shpëtimtarët kolumbianë shpërthejnë në lot gëzimi pasi arrijnë të nxjerrin të gjallë të miturin ndërsa kërkohet menjëherë prania e një ambulance. Njëri prej tyre e përshkroi emocionin me fjalët: “Misioni u krye. Po, kemi ende shumë për të bërë dhe do të vazhdojmë të shpëtojmë jetë.

Ishte një punë shumë e vështirë, por ia dolëm. Mirë se u ktheve në jetë”. Paralelisht, një tjetër foshnje u shpëtua e gjallë nga rrënojat e kompleksit Nautilus Residences në Catia La Mar, ku autoritetet venezueliane dhe ekipet amerikane të shpëtimit vijojnë operacionet. #27Jun | Un bebé fue rescatado con vida de los escombros en las residencias Nautilus de Catia La Mar, en La Guaira.

Las autoridades y los equipos de rescate de Estados Unidos continúan desplegados en el área. pic.twitter.com/Gr7xmnAIIP — El Diario (@eldiario) June 27, 2026 Sipas të dhënave më të fundit, numri i viktimave ka arritur në 1,430, ndërsa 3,238 persona kanë mbetur të plagosur.

Ndërkohë, OKB-ja raporton se deri në 50,000 persona rezultojnë të zhdukur dhe rreth 6.76 milionë janë prekur nga pasojat e tërmetit.

Burimi: Telegrafi