Courteney Cox dhe Johnny McDaid ndahen pas më shumë se një dekade lidhjeje

0%

Courteney Cox dhe muzikanti i grupit “Snow Patrol”, Johnny McDaid, i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas më shumë se dhjetë vitesh së bashku, sipas raportimeve të mediave të huaja. Sipas Daily Mail, çifti u nda në fund të vitit të kaluar në mënyrë miqësore.

Burime pranë tyre kanë bërë të ditur se ndarja nuk ka qenë konfliktuale, por erdhi si rezultat i faktit se ata tashmë po jetonin ‘jetë të ndryshme’. Courteney Cox dhe Johnny McDaid Një mik i afërt i çiftit është shprehur se Johnny vazhdon të ketë respekt të madh për Courteneyn dhe se marrëdhënia mes tyre mbetet e mirë.

“Ata patën një lidhje shumë të thellë, janë ende miq të ngushtë dhe kujdesen shumë për njëri-tjetrin”, ka thënë burimi. Aktorja e njohur për rolin e saj në serialin “Friends” dhe McDaid u njohën në vitin 2013 gjatë një feste në shtëpinë e Cox. Çifti u fejua në vitin 2014, por një vit më vonë vendosi t’i jepte fund fejesës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Courteney Cox dhe Johnny McDaid Megjithatë, ata u ribashkuan në vitin 2016, me Courteney që kishte deklaruar se marrëdhënia e tyre ishte bërë më e fortë dhe ndryshe pas rikthimit. Edhe pse lidhja e tyre ka përfunduar, raportimet sugjerojnë se ndarja ka ndodhur në mirëkuptim të plotë dhe se të dy vazhdojnë të ruajnë respektin dhe miqësinë që kanë ndërtuar gjatë viteve.

Burimi: Telegrafi