Dyqind e pesëdhjetë vjet më parë, pikërisht më , John Hancock vendosi i pari nënshkrimin e tij në Deklaratën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara.
Në një postim të ambasadës amerikane në Prishtinë, kushtuar atij, thuhet se Hancock nuk e bëri këtë me hezitim, por me vendosmëri, duke e shkruar emrin e tij me shkronja të mëdha, në një kohë kur një veprim i tillë konsiderohej tradhti ndaj Kurorës Britanike dhe mund të dënohej me vdekje.
Hancock ishte president i Kongresit Kontinental, organit që udhëhoqi kolonitë amerikane gjatë Revolucionit, dhe një nga figurat më të rëndësishme të Revolucionit Amerikan. Ai ishte një tregtar i pasur nga Bostoni që sic raportohet, vuri në shërbim të kauzës së pavarësisë pasurinë dhe ndikimin e tij.
Nënshkrimi i tij u bë simbol i guximit të etërve themelues të SHBA-së dhe, edhe sot, në anglishten amerikane, emri “John Hancock” përdoret si sinonim për fjalën “nënshkrim”.
