Sot fillon raundi i 1/16-ve në Kupën e Botës 2026, për të përcaktuar tashmë 8 ekipet çerekfinaliste. Dy ndeshjet e para janë, Kanada-Marok dhe Paraguaj-Francë. Para se të fillojë raundi i 1/16-ve, faqja e specializuar e statistikave Sofascore ka publikuar listën me 10 lojtarët më të vlerësuar për fazën e 1/32-ve.
Në krye sigurisht që janë Lionel Messi dhe Kylian Mbappe, të dy të jashtëzakonshëm në fitoret e kombëtareve të tyre, Franca ndaj Suedisë dhe Argjentina ndaj Cape Verde. Podiumin e mbyll portieri i Ghana-s, Lawrence Ati Zigi, i cili edhe pse kombëtarja e tij u mund 1-0 nga Kolumbia dhe u eliminua, ishte fantastik.
Ja lista me 10 lojtarët më të vlerësuar sipas Sofascore, për raundin e fundit: 1. Lionel Messi (Argjentinë): 9.18 2. Kylian Mbappe (Francë): 8.63 3. Lawrence Ati Zigi (Ghana): 8.44 4. Ousmane Dembele (Francë): 8.28 5. Vinicius Junior (Brazil): 8.2 6. Mateo Chavez (Meksikë): 8.1 7. Erling Haaland (Norvegji): 7.97 8. Orlando Gill (Paraguaj): 7.93 9. Leandro Trossard (Belgjikë): 7.93 10.
Hazem Mastouri (Tunizi): 7.9
