Jaminton Campaz është fshehur prej ditësh në Kolumbi

0%

Botërori është një event, i cili jo në të gjithë vendet përjetohet vetëm si një turne futbolli. Në Kolumbi kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin situata mjaft të rënda lidhur me këtë sport. Rasti më i fundit është ai i Jaminton Campaz. Sulmuesi i Kolumbisë ka marrë në ditët e fundit kërcënime me jetë pasi akuzohet se humbi një shans të artë për të shënuar gol përballë Zvicrës.

Nëse 26-vjeçari do të kishte ndëshkuar helvetët në fund të 120’ të shtesës atëherë ndeshja do të kishte pak shanse që të shkonte me penallti ku Xhaka me shokë arritën që të ishin më të saktë. Tani Campaz prej ditësh po jeton i fshehur në vendlindjen e tij pasi ka marrë kërcënime me jetë.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe Federata Kolumbiane e Futbollit, e cila ka denoncuar ngjarjen nëpërmjet një komunikate: “Federata Kolumbiane e Futbollit njofton publikun se denoncon kategorikisht kërcënimet e bëra me jetë dhe në dëm të Jaminton Campaz dhe familjes së tij, pas ndeshjes midis ekipeve kombëtare të Kolumbisë dhe Zvicrës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Asnjë atlet dhe asnjë anëtar i kampit të tyre nuk duhet të jetë objekt frikësimi për përfaqësimin e vendit në një arenë sportive”.

Burimi: Bota Sot