Ish-deputeti i PD-së, Besnik Dushaj paraqitet në SPAK

0%

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Dushaj është paraqitur këtë të enjte në Prokurorinë e Posaçme. Lajmi bëhet me dije për Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha. Dushaj ishte i vetëm dhe ka hyrë nga dera kryesore e institucionit. Deri më tani nuk dihet arsyeja pse ish demokrati është paraqitur në SPAK.

Burimi: Bota Sot