Interi mbetet i shtangur

0%

Anan Khalaili nuk do të prezantohet për momentin nga Interi. Shkak për këtë është bërë Institui i Mjekësisë Sportive CONI që kërkoi teste të tjera mjekësore. Probleme e konstatuara për anësorin izraelit raportohen të natyrës kardiake. Dhe në Itali janë strikt për situata të tilla, që mund të dërgojnë në dështimin e transferimit.

Khalaili ndërkohë konsiderohet i rëndësishëm te zikaltërit, pasi shikohet si pasues pas largimit të Denzel Dumfris. Vizitat e reja mjekësore do të kryhen në fillimin e javës që po vjen. Ndaj dhe Interi nuk mund ta prezantojë 21-vjeçarin. Kartoni i Khalailit i përket Union SG në Belgjikë. Besimi mbetet tek Interi që çdo gjë do të kalojë pa problem.

Burimi: Bota Sot