I vidhet çanta me dokumente dhe para një gruaje në veri

0%

Një gruaje në Mitrovicë të Veriut i është vjedhur çanta me dokumente dhe para. Ajo ka raportuar në polici se kjo ka ndodhur derisa ka qenë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut. Njoftimi: “Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se derisa ka qenë në Spitalin Rajonal Mitrovicë –Veri, persona të panjohur i kanë vjedhur çantën e dokumente personale dhe një shumë parash.

Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.

Burimi: Bota Sot