Hoxha: Mbrojtja e Radojçiçit nxjerr në pah rolin e Serbisë në

0%

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi të hënën se Milan Radoiçiq, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit më 2023 dhe për të cilin është lëshuar një njoftim i kuq nga Interpol-i, nuk po ndiqet penalisht për ndonjë krim. “S’keni thënë pse Millan Radoiçiq është në njoftim të kuq.

Nuk është për shkak të krimit, por për shkak të Kosovës ”, tha Vuçiq në konferencën për media. Eksperti i sigurisë, Valdet Hoxha thotë se mbrojtja që presidenti serb i bën Milan Radojçiçit dëshmon, sipas tij, për përfshirjen e shtetit serb në planifikimin dhe mbështetjen e sulmit terrorist në Banjskë.

Ai shton se hetimet e Prokurorisë Speciale të Kosovës, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, kanë mbledhur prova që, sipas tij, e lidhin Serbinë me këtë sulm, ndërsa mbrojtja e Radojçiçit synon të zbusë përgjegjësinë e Beogradit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Mbrojtja që Vuçiç po i bën Radojçiçit dhe grupit kriminal që kryen sulmin në Banjskë të Republikës së Kosovës është dëshmi se ky grup kriminal i udhëhequr nga Radojçiç dhe sulmi terrorist kundër sovranitetit të vendit dhe kundër rendit kushtetues, ka qenë e planifikuar, organizuar, financuar e trajnuar nga vetë shteti i Serbisë.

Rolin e shtetit serb përmes strukturave ushtarake, intelegjentene të sigurisë në sulmin terrorist kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës si dhe qëllimin e këtij akti, e ka vërtetuar edhe një hetim profesional nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës edhe me ndihmën e mekanizmave të zbatimit të ligjit të partnerëve ndërkombëtar, prandaj Vuçiç i gjendur para kësaj situate provuese kompetente dhe profesionale, mundohet që ta amnistojë Radoiçiçin duke e marr në mbrojtje dhe kjo në përpjekje të uljes së përgjegjësisë së shtetit serb” , thotë ai.

Hoxha vlerëson se deklaratat e Vuçiçit duhet të shërbejnë si alarm për partnerët ndërkombëtarë, pasi sipas tij ato tregojnë vazhdimin e retorikës nacionaliste dhe arsyetimin e veprimeve të Radojçiçit.

Valdet Hoxha Ai shton se Radojçiç dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të përballen me drejtësinë, ndërsa kërkon që Kosova, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, të vazhdojë përpjekjet për arrestimin e tyre.

“Ky qëndrim i Vuçiç duhet të jetë një alarm edhe për partnerët ndërkombëtar sepse tregon qartë se Vuçiç vazhdon me retorikën nacionaliste dhe se duke përdorur terma si “Radojçiç nuk është në njoftimin e kuq përshkak krimit por përshkak Kosovës”, e bën të njohur faktin se Vuçiç dhe shteti serb e ka jo vetëm si opsion ndërhyrjen në Kosovë por edhe e arsyeton si mënyrë veprimi.

Radojçiç dhe grupi kriminal që kryen sulmin terrorist dhe kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës, duhet dhe do të dalin herë do kur para drejtësisë së shtetit të Kosovës dhe Kosova duhet që të ndërmerr çdo hap procedural e në koordinimne bashkëpunim me vendet tjera mike për arrestimin e Radojçiç e bashkëpunëtorëve të tij” – përfundon ai për “Bota sot”.

Burimi: Bota Sot