Murati nga Bashkimi kalon te Malisheva

0%

Malisheva ka vazhduar me përforcime për edicionin e ri në elitën e futbollit të Kosovës. Nënkampioni i Kosovës është përforcuar me futbollistin Rexhep Murati. “Njoftojmë se Rexhep Murati është zyrtarisht pjesë e klubit tonë.

Mbrojtësi 22-vjeçar nga Maqedonia e Veriut vjen pas paraqitjeve të mira me KF Bashkimi dhe është gjithashtu pjesë e gjeneratës së Kombëtares U21 të Maqedonisë së Veriut. Me cilësitë e tij në repartin defensiv, Murati do të jetë një përforcim i rëndësishëm për skuadrën tonë”, ka njoftuar FC Malisheva.

Burimi: Bota Sot