Hoti: LDK s’është pronë e askujt dhe s’mund të jetë peng i interesave

0%

Shpërndaje në: Avdullah Hoti, i cili tashmë ka marrë votat e nevojshme për deputet nga radhët e LDK-së, ka thënë se rezultati nga zgjedhjet e 7 qershorit ka treguar se LDK-ja duhet të rikthehet te elektorati i saj “tradicional”. LDK-ja ka marrë 16.69 për qind të votave të përgjithshme, duke siguruar 18 ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Hoti ka shkruar se “eksperimente me LDK-në dhe me të ardhmen e saj nuk do të ketë”, e se kjo parti nuk mund të jetë peng i askujt, derisa nuk ka përmendur emra se kujt i është referuar brenda saj. “Rezultati ka dhënë një mesazh të qartë: LDK duhet të rikthehet fuqishëm te elektorati i saj tradicional, te vlerat e saj dhe te vizioni që e ka ndërtuar këtë parti.

Duhet të luftojmë çdo mentalitet që dobëson aleancat tona historike dhe cenon rrugën euroatlantike të Kosovës. LDK nuk është pronë e askujt dhe nuk mund të jetë peng i interesave personale. LDK është më e madhe se secili individ, është një mision politik dhe historik”, ka shkruar Hoti.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Të martën, Arben Gashi i cili sipas rezultateve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po ashtu ka marrë votat e nevojshme si deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka kërkuar zgjedhje të brendshme në LDK pasi ka thënë se një LDK me 16% nuk është LDK-ja që njohim e as që e ndërtoi shtetin e Kosovës.

Burimi: Koha