Mblidhet Kryesia e PDK-së, diskutojnë për zgjedhjet e brendshme

0%

Kryesia e Partisë Demokatike të Kosovës (PDK) në mbledhjen e sotme, më , diskutuan për procesin e zgedhjeve të brendshme e zhvillimet politike në Kosovë.

Ata thonë se PDK-ja po hyn në një fazë të rëndësishme të konsolidimit organizativ përmes zgjedhjeve të brendshme, të cilat, sipas tyre, do të zhvillohen në përputhje me Statutin e partisë dhe mbi parimet e demokracisë së brendshme, transparencës, garës së ndershme dhe respektimit të vullnetit të anëtarësisë.

“Ky proces zgjedhor përbën një mundësi të rëndësishme për fuqizimin e strukturave, përfshirjen e energjive të reja dhe ndërtimin e një PDK-je më të fortë, më të bashkuar dhe më të përgatitur për sfidat politike dhe përgjegjësitë që e presin Kosovën”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ndër të tjera në këtë takim u diskutua edhe për zhvillimet që lidhen me procesin gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke shprehur pritjen që vendimi të jetë lirues për ish-krerët e UÇK-së. Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të shtunën, më r ezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 7 qershor.

Sipas rezultateve zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë partia e parë me 47.13 % të votave, duke siguruar 53 mandate në Kuvend. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 19.44 % të votave dhe do të përfaqësohet me 22 deputetë, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka fituar 16.69 % të votave, që përkthehen në 18 ulëse.

Sipas rezultateve të shpallura nga KQZ-ja, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka siguruar 6.74 % të votave dhe shtatë mandate, ndërsa Lista Serbe ka fituar 5.40 % të votave, duke siguruar nëntë ulëse në Kuvend. Zgjedhjet e parakohshme u mbajtën pasi Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.

Në seancën e fundit, e cila kishte nisur më 27 prill dhe përfundoi më 28 prill, nuk pati kuorum për votim. Ankesa për rinumërimin e plotë të votave preferenciale të kandidatëve të PDK-së në nivel vendi ka pasur nga dy kandidatët për deputetë të kësja partie, Qëndrim Kryeziu dhe Bekim Haxhiu. Mirëpo, Gjykata Supreme e Kosovës kishte refuuzar ankesën.

Me aktgjykimin e 25 qershorit 2026, Supremja ka lënë në fuqi vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke vlerësuar se ankuesi nuk ka ofruar prova konkrete që do të arsyetonin një rinumërim të përgjithshëm të votave.

Burimi: Kallxo