Memedi për amendamentin për studentët: Na akuzuan si stabilizues, por

0%

U munduan të na paraqesin si destabilizues para ndërkombëtarëve, por duket se e kanë marrë mesazhin e duhur nga Parlamenti Evropian.

Kështu e nis statusin e tij në Facebook, Suhejb Memedi nga Lëvizja Studentore, njëherësh avokat i studentëve në Universitetin “Nëna Terezë”, ndërsa komenton Raportin e Parlamentit Evropian për Maqedoninë, ku i bëhet thirrje Qeverisë në Shkup që protestat e studentëve të mos paraqiten në mënyrë të pasaktë si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues.

Statusi i plotë i Suhejb Memedit: Edhe sa duhet të presim? U munduan të na paraqesin si destabilizues para ndërkombëtarëve, por duket se e kanë marrë mesazhin e duhur nga Parlamenti Evropian. PE sot ka deklaruar se: “Parlamenti Evropian kërkon gjithashtu që protestat e studentëve të mos paraqiten në mënyrë të pasaktë si të motivuara politikisht apo si faktor destabilizues”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Po ashtu: Një nga amendamentet e miratuara nga Parlamenti Evropian i referohet drejtpërdrejt kërkesave të studentëve shqiptarë për përdorimin e gjuhës shqipe në provimet shtetërore.

Në tekstin e miratuar, autoriteteve të Maqedonisë së Veriut u kërkohet që sa më shpejt të zgjidhin çështjen e përdorimit të gjuhës shqipe në provimet shtetërore, me qëllim që të sigurohet zbatimi praktik i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, si në aspektin ligjor ashtu edhe në frymën e saj.

Burimi: Bota Sot