Administrata e Kryetarit të Bashkisë së Nju Jorkut, Zohran Mamdani, publikoi hartën “Enklavat e Imigrantëve të NYC-së” si pjesë e fushatës turistike “Pasaporta e Lagjes” për Kupën e Botës FIFA 2026. Harta nxjerr në pah rreth 30 lagje me komunitete aktuale emigrantësh, si “Palestina e Vogël”, “Jemeni i Vogël”, “Egjipti i Vogël”, “Haiti i Vogël”, “Bangladeshi i Vogël” dhe Lagjja Kineze.
Bashkia hoqi enklavat historike si “Italia e Vogël” (Little Italy) në Manhattan, zonat irlandeze dhe hebraike, si dhe hartën zyrtare “Little Albania in the Bronx” të njohur nën administratën e Adamas.
Reagime të forta nga komuniteti italo-amerikan: komuniteti shqiptar ende nuk ka reaguar Heqja e “Little Italy” shkaktoi zemërim të madh tek italo-amerikanët, një nga komunitetet më të mëdha në NYC.
Ata e quajtën “fshirje kulturore” dhe kujtuan se mbi 4 milionë italianë të ardhur midis 1880-1924 ndihmuan në ndërtimin e qytetit me punë, biznese, kisha dhe kulturë, si Festa e San Gennaro-s në Rrugën Mulberry. Lidhja Italo-Amerikane për të Drejtat Civile (IACRL) kritikoi ironinë e promovimit të enklavave të reja ose të favorizuara ndërsa anashkalohen ato themelore.
Mediat italiane prestigjoze RAI, Corriere della Sera, La Repubblica, La Stampa dhe Il Foglio e quajtën Mamdani “të turpshëm” këtë hartë të re të promovuar nga Mamdani. Komuniteti i Little Italy reagoi menjëherë me thirrje: “Nuk mund të na fshini!” nga harta e qytetit.
Mamdani e mbrojti hartën duke theksuar se filloi në 2023 nën Adams, nuk ishte menduar shteruese (nga mbi 200 komunitete etnike) dhe ekipi kishte shtuar disa zona. Kjo pra ishte mbrojtja e Mamdani-t dhe premtimi i tij për përditësim të hartës. I përballur me presion, ai u zotua shpejt ta përditësojë për të përfshirë “Little Italy”.
Kjo shtohet mbi tensione të mëparshme me italo-amerikanët, si komentet për statujën e Kolombit dhe mosmarrëveshjet për leje. Historia u mbulua nga Fox, Newsmax – ku “Rob Schmitt Tonight” trajtoi me vizitë në Little Italy dhe referencë te kënga “New York, New York” e Frank Sinatrës si dhe NY Post dhe Washington Examiner.
Komuniteti shqiptar dhe “Little Albania in the Bronx” Komuniteti shqiptar në NYC numëron mbi 57,000 banorë zyrtarë (ndërsa vlerësime nga komuniteti flasin deri në 150,000) dhe është i përqendruar kryesisht në Bronx, Staten Island, Queens/Brooklyn, si dhe shumë familje banojnë edhe në Westchester County dhe Yonkers çka tregon se ka një rritje të shpejtë, me mbi 50,000 shqiptar sipas autoriteteve lokale.
Në Bronx, “Little Albania” në Belmont, Pelham Parkway dhe Morris Park përgjatë Arthur Avenue është komuniteti më i madh, ku flitet masivisht shqip dhe funksionojnë biznese e restorante shqiptare si restoranti i famshëm Çka ka Qellu. Kjo zonë u zyrtarizua si “Little Albania in the Bronx” nën Adams, me kontribut të Vera Mjeku, zyrtare e lartë e Bashkisë dhe aktiviste shqiptaro-amerikane.
Aty ndodhen rrugë të emëruara pas Gjergj Kastriotit-Skënderbeu, Nënë Terezës dhe Fan Nolit. Përpjekjet e Zyrës së Bashkisë për Çështjet e Imigrantëve (MOIA) kanë përfshirë komunitetin shqiptar në hartat etnike për të nxjerrë në pah kontributet në ekonominë dhe kulturën e qytetit. Një model selektiv apo surprizë?
Fshirja edhe e “Little Albania” zyrtare ka shtuar pyetjet nëse kjo është pjesë e një qasjeje selektive. Disa zyrtar shqiptar që punojnë në bashkinë e qytetit (NYC) na thanë se që nga 11 korriku 2026, polemika vazhdon mes premtimit për përditësim të hartës.
Pasi harta e re nëse nuk përditësohet nxjerr në pah tensionet mbi identitetin, trashëgiminë dhe promovimin e komujiteteve në Nju Jork City.
