Tajfuni Bavi, evakuohen 600,000 persona në Kinë

0%

Kina evakuoi më shumë se 600,000 njerëz nga shtëpitë e tyre të shtunën ndërsa përgatitet për mbërritjen e tajfunit Bavi, i cili pritet të godasë qytetin Wenzhou në lindje të vendit. Tajfuni kishte kaluar më parë nëpër Tajvan dhe Ishujt Sakishima në Japoninë jugore, duke shkaktuar shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta.

Edhe pse Bavi vazhdon të ngadalësohet dhe të dobësohet në rrugën e tij drejt veriperëndimit mbi dete më të ftohta, ai mbetet ende i rrezikshëm, për shkak të vëllimit të madh të lagështisë që mban brenda brezit të tij të reshjeve, i cili është afërsisht sa madhësia e Francës.

Parashikohet që Bavi të arrijë në zonat përreth Wenzhou-t, i cili ka rreth 10 milionë banorë, në orët e para të së dielës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot