Prokurori Afrim Shefkiu deklaron se është ndjerë i kanosur nga Milaim Zeka, pasi ai kishte thënë se do ta ndiqte me Kanun

0%

Në gjykimin ku Milaim Zeka akuzohet për kanosjen e prokurorit, Afrim Shefkiu, ky i fundit është dëgjuar si dëshmitar i dëmtuar. Zeka po akuzohet se në emisionin televiziv DPT në T7, më , ka deklaruar: “Këtë prokurorin tim do ta ndjekë me gjyq, Kanun dhe privatisht”.

Për këtë rast, është dëgjuar Shefkiu, i cili tha se nëse do thuhej se do ndjekej sipas ligjit, çdo gjë do ishte në rregull, por ndjekja private dhe kanunore, sipas tij, është kanosje nga ana e Zekës. “Për këtë shkak ndaj tij kam ngrit aktakuzë për veprat që i përmenda”- tha Shefkiu.

Ai theksoi se është ndjerë i kanosur nga fjalët që i ka thënë Milaim Zeka, duke shtuar se nenet e kanunit nuk i di përmendësh, por që, në kanun është paraparë hakmarrja.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tashmë të dëmtuarit, Shefkiu, kanosja ka ndodhur disa ditë para se të mbahej seanca fillestare në rastin ku në cilësi të prokurorit, ai kishte ngritur aktakuzë ndaj Milaim Zekës dhe të tjerëve për shmangie nga tatimi, mashtrim dhe shpëlarje të parave . “Kanosja ka ndodhur disa ditë para se me u majtë seanca fillestare ndaj Milaim Zekës dhe të tjerëve”- tha Shefkiu.

Ai deklaroi se nuk e ka paraqitur vetë rastin në polici, pasi që këtë e ka bërë zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. Shefkiu tha se kanosjen e kishte kuptuar pasi disa prej kolegëve të tij i kishin treguar se çka ka deklaruar Zeka në një emision televiziv.

Duke u përgjigjur në pyetet e avokates së Zekës, Agnesa Saliu, i dëmtuari tha se nuk ka diçka personale me të akuzuarin, por se e njeh pasi ka qenë subjekt hetimi në një rast ku kishte ngritur aktakuzë. Me të filluar seanca gjyqësore, avokatja e Zekës, Agnesa Salihu ka paraqitur fjalën hyrëse për këtë rast.

Sipas saj gjykimi duhet të zhvillohet në prova dhe bazë ligjore e jo në interpretimi subjektiv. Në vazhdim avokatja tha se deklarata e Zekës është nxjerrë nga konteksti kurse elementet e veprës penale mungojnë dhe nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë që siguron kanosje serioze dhe të qëllimshme. Sipas avokates në fund të procesit gjyqësor do të vërtetohet që Zeka është i pafajshëm.

Pas dëgjimit të Shefkiut, si i dëmtuar dhe dëshmitar, gjykata me gjyqtarin, Driton Berisha ka kaluar në fazën e administrimit të provave ku ndër të tjera ka obliguar prokurorinë që brenda një afati ligjor ta pajis gjykatën me provën CD-n e emisionit dhe të njëjtën të ja përcjellë edhe mbrojtës së të akuzuarit.

Milaim Zeka nga Prokuroria e Prishtinës akuzohet për kanosjen e prokurorit Special, Afrim Shefkiu. “Këtë prokurorin tim do ta ndjekë me gjyq, kanun dhe privatisht”- ishte fjalia që kishte thënë Mialim Zeka më 8 në Televizionin T7. Me këto fjalë sipas prokurorisë, te i dëmtuari, Afrim Shefkiu është shkaktuar ndjenja e ankthit, frikës dhe pasigurisë për jetë.

Aktakuza daton të jetë ngritur më .

Burimi: Kallxo