Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të ish-krerëve të UÇK-së: Mund

0%

Zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle, ka folur sot për vazhdimin e paraburgimit të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Doyle ka bërë të ditur se Trupi Gjykues rishqyrton çdo dy muaj nevojën dhe proporcionalitetin e masës së paraburgimit për të akuzuarit.

Sipas tij, deri më tani gjyqtarët kanë vlerësuar vazhdimisht se ekziston rreziku që të akuzuarit të kryejnë vepra të tjera penale, veçanërisht ndaj personave që kanë dëshmuar në procesin gjyqësor kundër tyre. “Çdo dy muaj, Trupi Gjykues në çështjen Thaçi etj. shqyrton nëse paraburgimi është ende i nevojshëm dhe proporcional për të pandehurit gjatë gjykimit të tyre.

Deri më tani, ata gjithmonë kanë arritur në përfundimin se ekziston rreziku që z. Thaçi dhe të bashkëpandehurit e tij të kryejnë vepra të mëtejshme penale, veçanërisht kundër personave që dëshmuan në gjykimin e tyre”, ka deklaruar ai. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: sinjali.com